VIDEO/Roland Bejko: Zhvillimi i turizmit të “Pashallëkut” në jug të vendit

0
563

Kandidati për deputet i PD për Gjirokastrën Roland Bejko, ka ofruar një zgjidhje mjaft origjinale për mirëqënien e ekonomive familjare në jug të vendit.

Në mitingun përmbyllës të PD në Gjirokastër, zoti Bejko, hodhi idenë e zhvillimit të turizmit të “Pashallëkut” ku do të mundësohet mirëqënia e ekonomive familjare. Turistët që vijnë në jug të vendit, janë kuriozë me vlerat e historisë sonë atë të Ali Pashës, historinë e lashtësisë, sitet arkeologjike dhe ne kemi një vlerë të pacmuar që duhet të shitet sic e shet Janina, Gjirokastra, Tepelena dhe e gjithë zona-u shpreh Bejko.

Këto vlera të pacmuara, janë injoruar deri më sot nga ministrja e kulturës e cila konceptin e saj për turizmin, muzeumet dhe ekonominë turistike, e ka si një koncept sovjetik prandaj ne duhet ta ndalim këtë dhe të inkuadrojmë gjithcka në treg- u shpreh Bejko duke insisuar në idenë se cdo shtëpi e Qarkut Gjirokastër të shikohet si mundësi hotelerie turizmi si një biznes për të rritur fitimet sepse qytetarët sic tha ai, kanë cfarë të shesin që nga ushqimi bio, kultura, bukuritë natyrore, historia e deri tek sitet arkeologjike.

Turizmi për qytetin e Gjirokastrës, nuk është vetëm Qafa e Pazarit por gjithë ansambli i banesave karakteristike. Zhvillimi i turizmit krijon mirëqënie të qytetarëve ndaj dhe ne në fokus të programit tonë, është rritja dhe mirëqënia e qytetarëve që mos ta braktisni Gjirokastrën e mrekullueshme por të qëndrojmë këtu të gjithë së bashku-u shpreh Bejko.

Zoti Bejko u ndal edhe tek qasja e lidershipit të opozitës me Washingtonin.

Basha është shpresa e shqiptarëve-u shpreh ai pasi nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që një president i SHBA t’i japë audiencë kryeministrit të ardhshëm të vendit njeriut që drejton opozitën shpresëdhënëse dhe kjo jo pa qëllim.

Shqipëria ishte kanabizuar, ekonomia ishte kriminalizuar stabiliteti në rajon kërcënohet dhe egziston vetëm një garanci, Lulzim Basha dhe PD me ekipin e shkëlqyer-u shpreh Bejko.

Bejko i ka ftuar gjirokastritët në fjalën e tij të veprojnë si perëndimorët, të bëjnë bilancin familjar dhe sic tha ai, nëse jeni më mirë se para katër vitesh votoni Rilindjen e Edi Ramës dhe Ilir Metës nëse jeni më keq se para katër vitesh, me neveri votoni kundër tyre sepse ju kanë gënjyer.

Ata nuk kanë premtime për ju sepse ata zihen vetëm për timonin që ta cojë Shqipërinë edhe më shumë në greminë ndaj juve mirëqënien e gjeni vetëm tek programi i PD.

Ju ftoj të na bashkoheni, sepse ne-u shpreh Roland Bejko-nuk jemi thjesht një mundësi, por jemi zgjidhja e problemeve që ka sot Shqipëria ky është premtimi ynë dhe ne do të jemi këtu me ju sepse hallet dhe shqetësimet tuaja do të jenë edhe tonat do të jenë të kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here