VIDEO/Rruga e këmbësorëve në Memaliaj, kthehet në shteg për dhitë, shteti inegzistent

0
159

Një rrugë këmbësorësh që lidh qendrën e fshatit Memaliaj me pesë banesa, po ngushtohet përditë e më tepër nga oreksi që kanë dy pronarë banesash pranë saj. Rruga dikur kishte një gjerësi prej 2.5 metra e tani është kthyer në një monopat ku dhe kafshët mezi kalojnë. Pesë familje ngelen të izoluara nga oreksi për të rrjepur sa më shumë tokë publike nga pronarët e dy banesave që i ndan kjo rrugë. Madje njëri prej uzurpatorëve të rrugës, ka vendosur “ligjin” duke e kthyer hyrjen e saj në portën e madhe të vilës në krahë.

Më i humburi nga e gjithë kjo histori, është Dritan Mece, 47 vjecari i cili në faza kritike për gjendjen e tij mendore, autoambulanca e ka të vështirë t’i shkojë tek pragu i shtëpisë. Rruga e kthyer në shteg për dhitë e fshatit, nuk e lejon mjetin të qarkullojë deri në destinacion.

Motra e të sëmurit mendor, shprehet se situata është kritike dhe se deri më tani, kjo problematikë nuk është zgjidhur “fshatce” në emër të forcës fizike sepse presin ndërhyrjen e shtetit.

Lidhur me këtë ngjarje, administratori i Njësisë Administrative Memaliaj Arlind Ramadani ka sqaruar se është vënë në dijeni të kësaj situate dhe deri tani nuk i është dhënë zgjidhje.

Eksperienca ka treguar që për një rrip toke në fshatin Memaliaj, njerëzit janë vrarë dhe jo për prona private, por për një rrip tokë publike. Për rastin në fjalë, organet janë vënë në dijeni prej 4 vjetësh dhe deri tani nuk kanë ndërhyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here