VIDEO/Shehu, Bejko, Aliaj e Como, takim me intelektualët gjirokastritë

0
826

Kandidatët për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, Roland Bejko, Besnik Aliaj e Mimoza Como, kanë zhvilluar një takim me intelektualë gjirokastritë. Tema e këtij takimi ka qenë prezantimi i programit të PD për Republikën e Re, si dhe komunikimi me këtë pjesë të vyer të shoqërisë gjirokastrite duke shkëmbyer pikëpamje, por edhe një përgjegjësi për gjetjen e zgjidhjeve të qindra problemeve ekonomike, sociale, politike dhe administrative.

Një ekonomi e fortë bazuar në taksa të ulëta, një shtet i fortë mbështetur mbi parimet e lirisë dhe një demokraci funksionale mbështetur mbi shtetin e së drejtës, kanë qenë tema e bashkëbisedimit mes intelektualëve vendas dhe kandidatëve për deputetë të PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here