VIDEO/Shehu, Bejko e Xhelili, takim me intelektualët në Tepelenë

0
671

Kandidatët për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, Roland Bejko e Qamil Xhelili, kanë zhvilluar një takim me intelektualë të qytetit të Tepelenës.

Kryesuesi i listës së kandidatëve Tritan Shehu, është ndalur tek situata mjaft e rënduar ekonomike e sociale në Qarkun e Gjirokastrës duke vënë në dukje elementët që sollën këtë nga keqqeverisja e socialistëve në 4 vitet e fundit.

Zoti Shehu, ka premtuar se PD në qeverisje pas 25 qershorit, ka në programin e vet, menaxhimin e fondeve për kategoritë e ndryshme si ato të subvencioneve në bujqësi, heqjen e cmimeve të matrikulimit, stimulimin në sektorë bujqësorë në bazë të prodhimit etj. Njëkohësisht rritja e rrogave dhe e pensioneve është bazike në programin e qeverisë së PD-u shpreh Shehu.

Ndërsa zoti Roland Bejko, ka cmuar rezistencën e tepelenjotëve në kohën e diktaturës ku nuk kanë bërë kompromis me sistemin komunist në dëm të lirisë. Bejko u shpreh se në një shtet demokratik, gjëja e parë që duhet të bëjë kryeministri është llogaridhënia, por këtu në Shqipëri Edi Rama nuk e njeh këtë standart dhe i shmanget, bën batuta nga mëngjesi deri në darkë.

Sot të gjithë ju-iu drejtua Bejko intelektualëve të Tepelenës-duhet të jeni në pozita aksioni për të qenë nesër, aktor të qeverisjes sepse është mundësi për gjithkënd që ka aftësi profesionale dhe dëshirë, të kontribuojë për zhvillimin ekonomik të rajonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here