VIDEO/Shehu në Memaliaj: Statusi i minatorit, përmbushje e qeverisë Basha

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës, ka premtuar statusin e minatorit.

Këtë premtim, zoti Shehu ua ka bërë të ditur, ish minatorëve të minierës së qymyrgurit në zonën e Memaliajt.

Gjatë një takimi që ka mbajtur dje me banorë të fshatit Memaliaj, mjaft prej tyre, kanë kërkuar nga zoti Shehu, mundësinë e përfitimit të statusit të minatorit gjë që për zotin Shehu, është pjesë e programit qeverisës së PD nesër në pushtet.

Është e domosdoshme, përfitimi i këtij statusi dhe ne si PD, i qëndrojmë besnik premtimeve të dhëna për përfitimin e këtij statusi, si një e drejtë legjitime e juaja-i është drejtuar Shehu, ish minatorëve të minierës së Memaliajt.

Nga ana e tyre, banorët e fshatit Memaliaj, i kanë përcjellë shqetësimet e tyre për furnizimin me ujë dhe energji elektrike që mungojnë në shumicën e kohës.

Zoti Shehu, premtoi se këto fenomene janë si pasojë e keqqeverisjes dhe arrogancës me qytetarin nga ana e pushtetit.

Zoti Shehu, ka marrë garancinë se fshati Memaliaj, do të votojë djathtas, ashtu sic ka votuar edhe herët e fundit kur ka qenë komunë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment