VIDEO/Shuhet plotësisht zjarri në Tepelenë

0
550

Në orët e vona të mbasdites së të hënës, vatra e vetme e zjarrit e cila ishte riaktivizuar mbasdite, është shuar plotësisht.

Ndërhyrja e helikopterit të mbërritur nga kryeqyteti, ka qenë zgjidhja e vetme e shuarjes së flakëve agresive që u riaktivizuan pas 12 orëve.

Vatra ka qenë aktive mbi Varrezat e Dëshmorëve të qytetit.

Pothuajse të gjitha efektivat e PMNZSH Gjirokastër, Tepelenë e Përmet, kanë qenë në terren e tok me to edhe forcat e Ushtrisë Shqiptare.

Mbi dhjetë herë depozita portative në helikopterin e ardhur nga Tirana, është mbushur me ujin e Vjosës duke sjellë përmirësimin e situatës.

Forcat zjarrëfikëse po qëndrojnë në gatishmëri të plotë për të shmangur cdo të papritur.

Dëmi që shkaktuan zjarret, ka qenë kryesisht në pyje e kullota dhe vlerësohet rreth 10 ha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here