VIDEO/Simpozium shkencor për Musine Kokalarin

0
257

“Musine, muza ime”. Ka qenë ky titulli i konferencës shkencore për nder të martires antikomuniste Musine Kokalari e cila u zhvillua mesditën e të shtunës në kinemanë e qytetit të Gjirokastrës. Aktiviteti ka ardhur si një shtysë nga familjarët e Musine Kokalarit me qëllim, njohjen e veprimtarisë së saj dhe gjurmët që ajo ka lënë pas në njohjen e karakterit si shkrimtarja e parë shqiptare, studiuese opozitare e bindur dhe e palëkundur ndaj regjimit komunist. Në këtë aktivitet, kanë marrë pjesë studiues e shkrimtarë, njohës të veprimtarisë së Musine Kokalarit nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Mes tyre, ka qenë edhe kreu i Fondacionit gjerman “Fridrich Ebert” Frank Hantke, i cili ka vlerësuar programin politik të Partisë Social-Demokrate të krijuar nga Musine Kokalari, pas Luftës së Dytë Botërore, me qëllim pluralizimin politik dhe rrëzimin e rregjimit të Enver Hoxhës. Teksa të afërm të Musinesë, kanë kërkuar vëmendje për rindërimin e banesës së Musine Kokalarit e cila u shkrumbua nga flakët ezjarrit dy vjet më parë, ka ardhur edhe premtimi nga ministrja e kulturës Mirela Kumbaro e cila u shpreh se digasteri që ajo drejton apo dhe Instituti i Monumenteve, ka marrë përsipër rijetëzimin e këtij projekti. Ndërsa për figurën e Musine Kokalarit si emblemë e letërsisë shqiptare, ka folur Dr Ermelinda Kashah, pedagoge në Universitetin “Eqrem Çabej”. Musine Kokalari, ka qenë përhapëse dhe mbrojtëse e ideve pluraliste në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore dhe mbrojtese e mendimit të lirë. Aktiviteti në fjalë, u organizua nga Fondacioni Gjerman “Friedrich Ebert”.

 

Shkruaj nje koment