VIDEO/Starton misioni arkeologjik italo-shqiptar

0
161

Prej disa ditësh, ka startuar misioni arkeologjik italo-shqiptar në Hadrianopol, Antigone dhe luginën e Drinos.
Misioni i 12 në 10 vitet e fundit, drejtohet nga profesori italian Roberto Perna i Universitetit të Maceratës me ndihmës Dhimitër Condin nga Instituti Arkeologjik i Tiranës me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, Konsullatës Italiane në Vlorë dhe asaj të Gjirokastres.

Në këtë mision do të marrin pjesë edhe studentë nga Universiteti i Prishtinës ndërkohë që do të përfundojë më 5 gusht.

Sipas organizatorëve, misioni ka si qëllim, realizimin e kërkimeve në territorin e luginës së Drinos. Objektivi është plotësimi i rilevimeve me përdorimin e “remote sensing” përmes droneve në disa prej fortifikimeve të pranishme në luginë si Labova, Lekëli, Seloja, Melani, prej të cilave do të prodhohen planimetri të reja dhe të përditësuara për publikimin e ardhshëm.

Kërkimet gjeofizike në sitet arkeologjike të Hadrianopolit dhe Antigonesë do të vijojnë për të përmbyllur hartën topografike të dy qyteteve edhe në funksion të vazhdimësisë së gërmimeve në vitet e ardhshme.
Në Hadrianopol parashikohet të vazhdohet me restaurimet e strukturave të dala në dritë dhe të nisura gjatë vitit të kaluar.
Një objektiv tjetër, është edhe vazhdimi i studimit të materialeve arkeologjike të nxjerra në dritë gjatë gërmimeve të kryera në vitet 2011-2016.

Shkruaj nje koment