Kandidatët për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu e Mimoza Como, kanë zhvilluar një takim me një përfaqësi grash nga qyteti i Gjirokastrës.
Në fokusin e këtij takimi ka qenë programi i PD për qeverisjen e saj të pas 25 qershorit, si dhe rolin i gruas në të.
Mimoza Como ish prefekte e Gjirokastrës, ka vënë në dukje problemet e papunësisë tek pjesa më e madhe e grave të afta për punë në Qarkun e Gjirokastrës. Ndonëse të shkolluara, mjaft prej tyre nuk kanë alternativë punësimi sepse nuk aderojnë në forcat politike qeverisëse-është shprehur zonja Como.
Ndërsa kryesuesi i listës së kandidatëve të PD Tritan Shehu ka premtuar ndryshime të cilat sipas tij nuk janë mrekullira por të realizueshme, si rritja e pensionit minimal në masën e 250 mijë leksh të vjetra, apo dhe pagën mininale në 300 mijë lek të vjetra.
Zoti Shehu, kërkoi mbështetje nga gratë e pranishme në këtë takim për PD dhe sic tha ai, modeli ynë nuk është presioni për të votuar, por bilanci që ju ofrojmë nga qeverisja e deritashme e cila në 4 vjet, nuk ka menduar për xhepin tuaj dhe të qytetarëve.
Është kristalizuar tashmë se Basha do të jetë kryeministër i vendit sepse PD do të ketë besimin tuaj dhe të qytetarëve-u shpreh Shehu.
PS dhe LSI, zoti Shehu i bëri përgjegjëse dhe fajtore për atë cfarë ka ndodhur gjatë katër viteve qeverisjeje pasi kanë shkatërruar bashkë dhe ashtu bashkë të dalin në opozitë. Kryesuesi i listës së kandidatëve të PD, ka përjashtuar mundësinë e koalicioneve paszgjedhore me PS dhe LSI pasi ato do të ndëshkohen me vote-tha ai.