VIDEO/Tritan Shehu: Basha kryeministër i ardhshëm i shqiptarëve

Kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha, ka marrë pjesë sot në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Gjirokastër.

Me mijëra simpatizantë të PD, kanë mbushur sheshin në lagjen 18 Shtatori mesditën e sotme.

Mitingun e ka celur kryesuesi i listës së kandidatëve për deeputetë Tritan Shehu i cili ka vlerësuar kandidatët e opozitës shqiptare në Qarkun e Gjirokastrës duke qenë ekipi fitues më 25 qershor.

Gjirokastritët do të dinë vetë sesi të reagojnë ndaj qeverisjes 4 vjecare e cila më tepër i ka rrënuar ekonomikisht. Për këtë arsye, tek Lulzim Basha shikojmë njeriun e vetëm që duhet të udhëheqë vendin si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë-është shprehur Tritan Shehu, para turmës së madhe të simpatizantëve demokratë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment