VIDEO/Tritan Shehu, bind banorët e Zhapokikës që mos bojkotojnë zgjedhjet, PD forcë e parë

0
678

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, është takuar me banorët e fshatit Zhapokikë në Tepelenë.

Problematika e banorëve të këtij fshati, është rruga e cila nuk po i nënshtrohet investimit që kanë bllokuar këshilltarët e LSI në Këshillin Bashkiak të Memaliajt.

Zoti Shehu, pasi është njohur me këtë problematikë, ka premtuar se do të bëjë cështë e mundur që të fillojë investimi në këtë rrugë si kërkesë legjitime e banorëve të këtij fshati të madh.

Madje disa javë më parë, banorët e Zhapokikës, patën kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve nëse nuk investohet, por zoti Shehu, i ka bindur ata që të bëhen pjesë e zgjedhjeve dhe të votojnë PD.

Kandidati Shehu, premtoi se subvencionimet në qeverinë e PD tek blegtori apo fermeri, nuk do të jepen sipas preferencave partiake apo teserave, por në bazë të prodhimit, cka është një standart i ligjshëm.

Nga ana e tyre, banorët e Zhapokikës, kanë premtuar votë masive për PD si forcë që mban premtimet dhe që bën realitet planet e saja për investimet në infrastrukturën rrugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here