VIDEO/Tritan Shehu e Qamil Xhelili, takime në Luftinjë, mbështetje ndaj PD

Unë po ua kërkoj votën për kolegët e mij, pasi do të punojmë së bashku që të realizojmë aspiratat tona të përbashkëta dhe përmirësojmë jetën tuaj këtu në këtë vend të braktisur nga qeverisja aktuale.

Kështu u është drejtuar banorëve të zonës së Luftinjës në Tepelenë, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të PD në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu.

Zoti Shehu në këtë tubim elektoral, shoqërohej nga kandidati tjetër për deputet të PD Qamil Xhelili, si dhe nga kreu i PD së Memaliajt.

Për zotin Shehu, qeverisja 4 vjecare e socialistëve ka qenë dështim i plotë në zhvillimin ekonomik pasi situata në shumë sektorë është përkeqësuar. U premtuan 320 mijë pune por nuk është hapur asnjë. Mungesa e investimeve është e ndjeshme dhe në fund bëhet bilanci ku 25 qershori është dita ku keni në dorë instrumentin e ndëshkimit të kësaj qeverisjeje-është shprehur Shehu.

Shehu ka premtuar se pas 25 qershorit ai dhe ekipi i deputetëve të PD, do të jenë me banorët e Luftinjës dhe do t’u gjenden afër për cdo problematikë të lindur.

Do të mundohemi të përmirësojmë jetën në këtë zonë e cila ka një seri problemesh të mëdha si infrastrukturën rrugore, sistemin shëndetësor, ujin, subvencionimet në bujqësi e blegtori etj.

Ju jap fjalën se do të jem afër jush në cdo moment-është shprehur zoti Shehu.

Më pas ka folur edhe kandidati tjetër për deputet i PD Qamil Xhelili, si dhe kreu i PD Memaliaj, të cilët kanë rikujtuar banorëve të Luftinjës, problematikat sociale dhe ato infrastrukturore që ka kjo zonë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment