VIDEO/Tritan Shehu: Nder që do të përfaqësoj Gjirokastrën time në Parlament

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të PD në Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, është ndjerë mjaft i emocionuar kur është prezantuar tek demokratët e Gjirokastrës, mbasditen e të dielës.

Për zotin Shehu, kandidimi i tij në Gjirokastër, është privilegj pasi është eveniment.

Kam qenë deputet në mjaft zona të vendit dhe kam përfaqësuar njerëz të mrekullueshëm, por ju jeni me të vërtetë të mrekullueshëm-i është drejtuar Shehu demokratëve gjirokastritë.

Gjirokastra është e vecantë në tërësinë e saj për vlerat e saj të mëdha për historinë dhe kulturën e madhe traditën për atë që përfaqëson, është e vecantë për mua dhe familjen time sepse për mua është privilegj pasi jam mes miqsh shokësh dhe bashkëpunëtorësh që kam punuar vite me radhë. Është e rëndësishme sepse Gjirokastra është vendi i familjes sime pasi jam bir nga lagje Palorto dhe nip në Libohovë, ndaj për mua është nder të përfaqësoj në parlamentin shqiptar, gjirokastritët dhe libohovitët e mi-është shprehur Tritan Shehu.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment