VIDEO/Ura e Kordhocës rrezikon shembjen, investimi i fundit para 10 vitesh

0
172

Një prej objekteve monument kulture në Gjirokastër, po shkon drejt degradimit të plotë.

Bëhet fjalë për Urën e Kordhocës e cila shtrihet në pjesën e poshtme të Lazaratit. Kjo urë konsiderohet si një ndër objektet e rralla në zonë e më gjerë dhe daton që nga shekulli XIX ndërkohë që statusin monument kulture, e ka përfituar 40 vjet më parë.

Gjatësia e kësaj ure është mbi 20 metra dhe e lartë në zonën bazike mbi 7 metra nga niveli horizontal në themel. Kjo urë është e vetmja nyje lidhëse me këtë status, që lidh luginën e Drinos me pjesën lindore të saj. Dikur ka shërbyer si pikë lidhëse dhe mjaft dominante ndërsa sot, pak përdoret dhe më tepër nga ata banorë që kullosin të imtat apo lopët.

Pavarësisht vlerave arkitekturore dhe kulturore që mbart ky objekt shekullor, gjendja fizike është e rrezikuar. Dhjetë vite më parë, qeveria akordoi 6 milionë lek për të përforcuar elementët e qëndresës në themele cka ka qenë i vetmi financim në 27 vitet e fundit. Ndërsa sot ura lëngon për shkak të mos përforcimit të elementëve mbajtës në themele.

Nga ana tjetër kreu i DRKK në Gjirokastër Albert Kasi, shprehet se është kërkuar ardhja e specialistëve nga IMK për të analizuar situatën dhe ndërhyrë në objekt.

Ura e Kordhocës prej kohësh ka mundësuar lidhjen e fshatit Lazarat me tokat bujqësore që ndodhen në luginë. Ajo është e përbërë nga disa harqe dekorative-karakteristike për periudhen e ndërtimit të saj gjatë shekullit XIX ndërsa ka shërbyer njëkohësisht edhe si objekt në xhirimin e mjaft filmave artistike gjatë viteve ’70-’80. Konstruksioni i gërshetuar me stilin e kohës orientale, i ka dhënë asaj statusin e monumentit të kulturës që mbrohet nga shteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here