VIDEO/Urinon në mes të njerëzve

 

 

Mungesa e një tualeti publik në pjesën e poshtme të qytetit që është super e populluar, detyron njerëzit të urinojnë në sy të njerëzve. Rasti i sotëm është një nga të shumtit ku një fëmijë ndihmohet nga nëna e tij, për të urinuar mu në sy të njerëzve në stacionin e autobuzëve të linjave të brendshme, në lagjen “18 Shtatori”. Filmimi është dërguar në redaksinë e Jugunews.net nga një ndjekës i faqes sonë cka kërkon të sensibilizohet ky problem mjaft social. Pjesa e poshtme e Gjirokastrës, ka pasur kompleksin e tualeteve publike, deri në 1991 dhe prej këtij viti, nuk egziston më për shkak të ndërtimit të një objekti të madh, në vendin ku ndodhej. Në shumicën e rasteve, njerëzit, detyrohet të pijnë kafe në lokale që të kryejnë nevojat e tyre personale. Bashkia e Gjirokastrës, deri tani ska asnjë plan për ngritjen dhe funksionimin e një tualeti publik në pjesën më të populluar të Gjirokastrës, në lagjen “18 Shtatori” ku sot numëron 18 mijë banorë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment