VIDEO/Vangjel Dule, kanabizimi i vendit, projekt i organizuar nga nivele të larta qeverisëse

0
159

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule për herë të parë, flet haptazi dhe shënjestron lidershipin qeveritar për përfshirje në kanabizimin e vendit.

Sipas tij, cështja kanabizimit të vendit apo dhe trafikut të pandalshëm të lëndëve narkotike, nuk është vetëm cështja Tahiri pasi ka qenë dhe është një projekt i përpiluar me detaje në nivele të larta që coi në kanabizimin masiv të vendit, në cënimin e imazhit dhe në krijimin e një sërë cështjesh që do rëndojnë mbi familjen dhe shoqërinë shqiptare shqiptare-është shprehur Dule.

Sipas tij, është momenti që klasa politike, duhet të mbështesë fuqishëm dhe pa kondicione, drejtësinë me qëllim që t’i shkohet deri në fund kësaj cështje madhore përcaktuese për të ardhmen e vendit tonë.

Ndërsa për një ridimensionim të aksionit opozitar, zoti Dule u shpreh se të gjitha forcat politike opozitare po bashkërendojnë fuqishëm energjitë por sukses do të jetë edhe përfshirja e shoqërisë civile. Ndaj fenomeni i kanabizimit, duhet të shndërrohet në cështje mbarëshoqërore.

Katarsis që duhet t’i nënshtrohet cdo aspekti të vendit dhe kjo kërkon kohë vullnet dhe energji-ka përfunduar zoti Dule.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here