VIDEO/Zamira Rami nuk përmbahet dot. Bën zhurmuesen në Këshillin Bashkiak

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, nuk përmbahet dot para këshilltarëve që e kundërshtojnë në Këshillin Bashkiak. Zakoni i saj i përhershëm i të bërit bujë nga mungesa e komunikimit normal, është reflektuar edhe gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak. Kryetarja e Bashkisë ka ndërhyrë si zakonisht pa respektuar kodin e komunikimit në Këshillin Bashkiak, në momentin kur fliste Dasho Qeli, këshilltar i PS. Ky i fundit ishte duke shprehur mendimin e tij rreth projektit të ByPassit në Qendrën Historike të qytetit dhe nëse Bashkia e Gjirokastrës është dakord me këtë projekt apo jo që cënon banorët dhe pjesën muzeale të qytetit. Ndërkohë kryebashkiakia Rami ka ndërhyrë duke bërë zhurmuesen si zakonisht.

Ja momenti i zbardhur:

 

Dasho Qeli: I vetmi faj i këtij projekti është se ne nuk jemi shumë në dijeni…..

Zamira Rami: Se ske dashur të jesh në dijeni. Nuk të ka interesuar.

Dasho Qeli: Të flas pak unë ? Mos bëj zhurmuesen, mos më ndërpre.

Zamira Rami: Stë ka interesuar.

Roland Bejko: Nuk ndërpritet këshilltari.

Dasho Qeli: Zoti kryetar do ta nxjerrësh jashtë këtë (Zamira Ramin)?? Nxirre jashtë, nxirre jashtë.

Roland Karalli: Pse hutohesh kaq shpejt ë?

Dasho Qeli: Zoti kryetar të lutem nxirre jashtë.

 

 

 

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment