VIDEO/Zjarri i djeshëm në Gorricë, zjarrëfikësit ndeshen me flakët, Bashkia e Dropullit bën sehir

0
504

Zjarri i djeshëm në fshatin Gorricë në Dropull, ka shkaktuar dëme në kullota dhe në disa drurë dekorativë në afërsi të kishës ortodokse të Shën Parashqevisë.

Me flakët kanë luftuar forcat zjarrëfikëse të drejtuar nga komandanti Kujtim Bizhga, si dhe banorë të zonës.

Ajo cka ishte për t’u habitur ishte indiferenca e përfaqësuesve të Bashkisë së Dropullit, ku askush prej tyre, nuk kanë qenë në vendngjarje ndërkohë që edhe Konsullata Greke në Gjirokastër, ka pasur përfaqësuesin e vet.

Flakët kanë rënë në orët e drekës së djeshme duke zgjatur deri në mbasdite kur u shuan falë ndërhyrjes energjike të zjarrëfikësve.

Sipas komandantit të zjarrëfikësve Kujtim Bizhga, zjarri ka qenë i qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm të cilët për rigjenerimin e kullotave përmes djegijeve, shkaktojnë ngjarje të tilla me pasoja.

Përgjatë ditës së djeshme, është bllokuar përkohësisht qarkullimi i mjeteve në aksin Gjirokastër-Kakavije për shkak të prezencës së flakëve anës rrugës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here