Katër punonjës të kompanisë ‘Albpetrol’ janë arrestuar, për shpërdorim detyre.
Sipas policisë, punonjësit vepruan në kundërshtim me urdhrin e drejtorit të kompanisë, duke transportuar një sasi të konsiderueshme nafte dhe ujë teknologjik nga depozitat e Usojës në puset e Kashit.
Njoftimi
Vihen në pranga 4 punonjës të kompanisë “Alpetrol” për shpërdorim detyre.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
K., 49 vjeç, banues në Fier, me detyrë kryetar i degës teknike Alpetrol.
R., 54 vjeç, banues në Fier, pergjegjës për mbarëvajtjen e seperatorëve dhe pompimit.
I., 56 vjeç, banues në Fier dhe D. M., 54 vjeç, banues në Ballsh, punonjës të task forcës në Alpetrol.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Y. S., me detyrë Drejtor i Kabinetit të Alpetrol, se këta shtetas në datë 07.12.2021 kanë vepruar në kundërshtim me urdhërin e brendshëm të Drejtorit të kompanisë Alpetrol, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit.
Materialet do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.