Viroi si ne mesjete pa drita , pa uje, pa rruge

0
258

Nga Klara Stefanidhi

Viroi eshte pika turistike qe ndodhet 3 km larg nga qyteti i Gjirokastres. Eshte nje vend mjaft i frekuentuar nga turistet e huaj. Aty banojne afersisht 118 banore te cilet kane rreth me shume se 25 vite qe ankohen per problematika serioze. Nje nga problemet per te cilen ata ankohen eshte mungesa e ujit te pijshem. Kete problem ata e zgjidhin duke shpuar puse ne oborret e shtepive te tyre. Per banoret nje tjeter problem eshte rruga e prishur dhe e shkaterruar. Kanali i ujit po grryen rrugen ku qendrojne autobuzet dhe makinat. Dita-dites kjo rruge po behet akoma me e rrezikshme. Edhe pse jane 1km larg me stacionin elektrik keta banore vuajne per energji elektrike pasi kjo linje eshte e vjeter dhe e amortizuar. Banoret shprehen se ka pasur raste kur nuk kane pasur drita per 24 ore. Eshte per tu permendur fakti qe ne kete zone ka mjaft biznese si: hotele,restorante,lokale qe i paguajne taksat rregullisht por sherbimet mungojne. Ata thone se kane dorezuar kerkese me shkrim ne Bashkine e Gjirokastres por deri tani nuk kane marre masa per keto probleme serioze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here