Virusi po përhapet me shpejtësi/ Tetë të vdekur nga gripi në Greqi, 28 në gjendje kritike.

0
141

Rritja dramatike e numrit të sëmurëve me grip në 15 ditët e para të këtij viti është shokuese, por e pritëshme theksojnë specialistët e shëndetit pasi tetë persona kanë humbur jetën prej 6 Janarit në Greqi.
Përvec viktimave edhe 28 persona të tjerë kurohen me komplikacione të rënda në repartet e reanimacionit dhe mjekët japin alarmin për vaksinimin sa më të shpejtë sidomos të grupmoshave me rrezikshmëri të lartë, si fëmijët dhe të moshuarit.
Nga tetë personat që humbën jetën dhe 28 të prekurit nga virusi, 90% ishin të pavaksinuar.
Në fakt prej Krishtlindjeve agjensia evropiane e shendetit ECDC kishte paralajmëruar për përhapjen e virusit të gripit H1N1, duke u bërë thirrje zyrtarëve dhe gjithë sistemit shendëtsor të jenë në gatishmëri.
Përhapja e virusit favorizohet nga kushtet klimatike ndaj dhe nevojitet kujdes në zbatimin e masave parandaluese.
Specialistët gjithashtu paralajmërojnë se virusi në fjalë do të ketë një përhapje edhe më të madhe në ditët në vijim pasi periudha e virozave zgjat zakonisht deri në fund të marsit.
Vitin e kaluar në Greqi humbën jetën nga gripi i tipit A dhe komplikacionet që ai shkakton të paktën 152 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here