Viti 1971 – Facebook-u sipas Ismail Kadaresë/ Nga Dritan Shano

0
499

 

Iliri erdhi pasdite.
– Flasim kundra? – tha (si me thënë – Ke internet?)
– Flasim. (Kam.)
– Mos na degjojnë spiunët, – tha pas pak
– Ku të vemi? – pyeta (si me thënë – Ku të hyjmë, në Istagram apo Facebook?)
– Në pullaz. (Në Facebook – tha ai)
Shkuam në shtëpinë e Ilirit dhe pa bërë zhurmë u ngjitëm në pullaz… (hymë në Facebook)
– Fillo ti, – tha Iliri
Une nxorra qelqin dhe e vura në sy (si me thënë – futa paswordin)
– Xhundra-bullundra – thashë
– Shtraftra – Kallamastraftra, – tha Iliri
Një copë herë u menduam ( si me thënë – shikonim kush na bënte Like)
– Rroftë Shqipëria! – tha Iliri (postoi ai)
– Poshtë Italia! (postova unë)
– Rroftë populli shqiptar!
– Poshtë populli Italian!
Heshtje. Këtë herë u mendua Iliri.
– Gabim – tha. – Isai ka thënë se populli Italian s’është i keq (si me thënë – comment: fshije postimin)
– Ah, ç’na the! (reply to comment)
– Ashtu është. (reply to reply to comment)
– Jo, – ngula këmbë unë, – Gjersa janë të këqinj aeroplanët, si mund të jetë populli i mirë? Mund të jetë njeriu më i mirë se aeroplani?
Iliri u hutua. Siç dukej po i kthehej mendja. Por mu në kohën që po i kthehej mendja, tha me kokëfortësi:
– Jo. (comment i ri)
– Ti je tradhtar, – i thashë. Poshtë tradhtarët! (reply to comment)
– Poshtë vëllavrasja! – tha Iliri dhe bëri gati grushtin (reply to reply to comment)
Vetvetiu të dy vështruam anash. Mund të rrokulliseshim poshtë.
Pa thënë asnjë fjalë tjetër (pa comment-e të tjera) zbritëm njëri pas tjetrit dhe u ndamë të zemëruar. (dolëm nga Facebook-u)

Kronikë në gur – Kreu XIV

foto-gjirokastra

Shkruaj nje koment