Viti 2020 në 100 sekonda dështimi/ Bashkia Gjirokastër ngopet me lugë të zbrazët

0
190

Pak ditë mëparë jugunews.net analizoi punën e bashkisë Gjirokastër për vitin 2020 dhe paraqiti me fakte se si propaganda e saj dështoi. Një sërë investimesh që u premtuan nga bashkia nuk gjetën zbatim.

http://jugunews.net/2020/12/29/kur-bashkia-gjirokaster-i-bie-fyellit-ne-nje-vrime/

Nisur nga kjo në ditën e dytë të vitit 2021 bashkia Gjirokastër publikon videon e montuar nga “kazani” i saj me “punën” që ajo mendon se ka kryer gjatë 2020.
Viti 2020 në 100 sekonda dështimi.
Në video paraqitet puna për ujësjellësin e ri i cili shkatërroi rrugët brenda për brenda qytetit por jo vetëm. Probleme shfaqi edhe në fshatin Lazarat ku kanalet e hapura prej muajsh kanë mbetur në atë gjendje duke iu kushtuar jetesën banorëve të zonës
ku incidente të shumta janë shënuar.
Tjetër arritje sipas bashkisë është ndihma ndaj familjeve në nevojë gjatë karantinës. Ku përpos xhirimit HD me kamerat e blera të bashkisë, në familje të caktuara, qindra të tjera që ishin vërtetë në nevojë nuk morën as njëherë të vetme ndihmë në ditët e izolimit , të provuara nga qytetarët që deklaronin se telefononin për ndihmë në numrat e vendosura në dispozicion dhe askush nuk iu përgjigjej ose i përcillnin me një fjalë : Do vimë!
Madhore për bashkinë ishte ndriçimi i lagjes Zinxhira .Edhe aty sikurse e kemi trajtuar mëparë dritat u vendosën sa kryetari ishte duke u fjalosur para mediave të paguara nga partia dhe më pas vazhdoi avazi i fikjes . Por veç kësaj e shëmtuar është të quash arritje ndriçimin publik në vitin 2021 , të flasësh ende për gjërat më bazike tregon dhe njëherë prapambetjen ku ka mbetur Gjirokastra dhe ata që u caktuan për ta drejtuar.
Rrugët e fshatrave ishin ” suksesi” i pushtetit lokal për 2020, ku vetëm në qytet kemi shumicën e lagjeve me rrugët ku thërret kiameti . Parkun modest të fëmijëve që bashkia e quan investim madhor, në botë familjet e ndërtojnë brenda shtëpisë së vetë e jo më për një qytet .

Ndalemi tek rikonstruksioni miliona lekë i teatrit Zihni Sako , super investimi i bashkisë që çeli siparin e punimeve pak muaj para fushates zgjedhore. Së bashku me projektin për parkimin nëntokësor në Pazar,për të cilin bizneseve të kësaj do tiu kushtoj shtrenjtë sërish në pezullimin e aktivitetit të tyre tregtar, nëse puna nis normalisht pasi deri më tani është vetëm në letër .
Midis “arritjesh” të supozuara bashkia e qytetit ngopet me lugë të zbrazët me investime minimaliste dhe aspak ato që qytetarët kërkojnë .


“Viti 2020 në 100 sekonda
Nga ndihma që iu dhamë qindra familjeve gjatë karantinës te nisja e disa investimeve të rëndësishme si ujësjellësi i Lazaratit apo rikonstruksioni i Teatrit “Zihni Sako”. Përfunduam ndriçimin e rrugës së “Zinxhirave”, ndërtuam një kënd lojërash në lagjën “18 Shtatori”, si dhe rehabilituam disa rrrugë të brendshme nëpër fshatra. Në ditët e fundit të këtij viti mbyllëm procedurat për nisjen e punimeve në parkingun nëntokësor te Sheshi “Çerçiz Topulli”. 2021 s’ka asnjë dyshim që do të jetë një vit më i mirë për Gjirokastrën dhe mbarë shqiptarët.

Besim &Shpresë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here