Viti akademik 2020 – 2021 / Shtohet një program i ri studimi për studentët e Universitetit të Gjirokastrës.

Viti akademik 2020 – 2021 do të nisi me një program të ri studimi për studentët e Universitetit të Gjirokastrës.
Ministria e Arsimit miratoi kërkesën e Universitetit të Gjirokastrës për hapjen e programit të studimit të ciklit të dytë “Master profesional” në “Shkencat infermierore” me 60 kredite dhe kohëzgjatje normale 1 (një) vit akademik (2 semestra), në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë.
Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë “Master profesional” në “Shkencat infermierore” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment