Viti i ri akademik/ Ja cilat degë rrezikojnë në universitetin ‘Eqrem Çabej’

Viti i ri akademik 2020-2021 pritet të nis në muajin nëntor ku në universitetin Eqrem Çabej të Gjirokastrës deri më tani janë bërë rreth 800 regjistrime. Sipas zëvendës rektorit Jaho Canaj ka një rritje nga viti i kaluar prej 20 % të studentëve që zgjedhin universitetin e Gjirokastrës . Degët më të kërkuara janë kryesisht ato të ekonomikut ndërsa mësuesia vazhdon të jetë problem.
Sipas zëvendës rektorit vetëm dega e matematikë-fizikës edhe këtë vit nuk ka studentë , më pak të rrezikuara shfaqen degët e gjuhëve të huaja si ajo e greqishtes . Universiteti Eqrem Çabej është një nga universitetet më të mëdhenj në jug të vendit por gjatë viteve të fundit po vuan ‘braktisjen’ nga studentët .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment