Viti i Shqipërisë në shifra: Vendi përballet me shpopullimin masiv

0
112

Numri i lindjeve në Shqipëri ka shënuar rënie gjatë vitit 2022. Rënien më të lartë e shënoi në 3-mujorin e tretë. Krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, numri i lindjeve ka rënë me 19.6%. Qarku me numrin më të madh të lindjeve është Tirana. Qarku me numrin më të ulët të lindjeve është Gjirokastra, ku në 3-mujorin e tretë të vitit 2022 janë shënuar vetëm 90 lindje.

Krahasuar me një vit më parë, numri i vdekjeve ka pësuar rënie. Numri më të lartë të vdekjeve e ka Tirana, ku vetëm për 3-mujorin e dytë të 2022 janë shënuar 1.244 vdekje. Qarkun me numrin më të ulët të vdekjeve rezulton Kukësi.

Për herë të parë, shtesa natyrore në Shqipëri ishte negative, duke regjistruar një rënie të numrit të popullsisë me 1.3% krahasuar me 1 janar 2021.Më 1 janar 2022, mosha mesatare e popullsisë rezulton të jetë 38.2 vjeç nga 37.6 vjeç që ishte në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Shkruaj nje koment