Viti i ri akademik 2016-2017, është celur sot në të gjithë universitetet shqiptare e rrjedhimisht edhe në Universitetin “Eqrem Cabej”. Pjesmarrës kanë qenë autoritetet më të larta vendore si prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Flamur Bime, kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Mamani, si dhe konsulli grek në Gjirokastër dhe konsulli i Nderit i Italisë Teodor Bilushi. Për herë të parë në këtë universitet, do të ndjekin studimet, 350 të rinj të cilët kanë aplikuar për të studiuar për degët preferenciale që ata kanë aplikuar në procesin e Maturës Shtetërore. Ndërkaq, përvec këtij numri, pranë Universitetit të Gjirokastrës, do të ndjekin këtë vit akademik edhe 250 studentë të tjerë të cilët në shumicë, ndjekin programet Master Shkencor. Për zv rektorin e Universitetit Jani Dine, problematike, paraqitet gjendja në disa degë të cilat rrezikojnë të mbyllen. Të tilla janë si Matematikë-Fizika, Gjuha Italiane, Mësuesi etj. Këto degë, janë më pak të pëlqyeshme nga studentët e rinj dhe kësisoj, rrezikohet egzistenca e tyre. Megjithatë zoti Dine, u ka bërë thirrje studentëve të tjerë që të preferojnë Universitetin e Gjirokastrës për të studiuar. Kuota që ka përcaktuar Ministria e Arsimit për Universitetin e Gjirokastrës këtë vit akademik, është 1150 studentë ndërkohë që deri më tani më pak se 1/3 janë rregjistruar, ndërkohë që shpresohjhet që në fazën e dytë aplikues epas datës 27 tetor, interesi do të rritet.