Vive la Banan République !

0
164

Nga Roland Bejko

Të dashur miq,

Ja ku mbëriti sot Shqipëria e Edi Ramës.
Në ambientet e universitetit, e rrethuar me forca të papara policie zhvillohet mbledhja e të ashtuquajturit këshill i bashkisë Shkodër .

▪︎Sipas ligjit kjo mbledhje duhet të ishte e hapur për qytetarët.

▪︎Sipas ligjit duhet të zhvillohej në bashki.

▪︎Sipas ligjit mbledhjen duhet ta thërriste sekretari i këshillit dhe jo prefekti sepse nuk ka kaluar afati 30 ditor nga dita e shpalljes së rezultatit nga KQZ.

Por ne jetojmë në një kohë të çuditshme ku vendi drejtohet nga një njeri anormal që ja mbëriti ditës ta kthejë Shqipërinë në një shtet të falimentuar, ku ligji nuk ka pikën e vlerës përveç vullnetit të tij.

Demokracia vendore ka marrë fund. Jemi në kushtet kur populli është në trotuar duke protestiar në vend që të ishte në agorën e demokracisë lokale, në sallën e mbledhjes së këshillit të bashkisë. Por ai nuk mund të jetë aty sepse midis sallës së mbledhjes dhe popullit kreu i juntës Edi Rama, ka futur policinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here