Vizita e beftë e Melonit në Vlorë, media italiane ngre hipotezën e ndërtimit të një centrali bërthamor në Shqipëri

0
113

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndërpreu pushimet e saj në Puglia dhe  dje me traget drejt Shqipërisë.

Me ftesë të kryeministrit Rama, Meloni së bashku me familjen mbërritën në Vlorë ku u pritën nga kreu i qeverisë.

Mediet italiane kanë zbardhur disa nga çështjet që dy krerët e qeverive kanë biseduar.

Sipas medias quotidiano.net, Rama dhe Meloni kanë diskutuar mbi çështjet politike që prekin dy brigjet e Adriatikut, nga prania (masive, deri tani) e sipërmarrësve italianë te emigracioni, nga lufta në Ukrainë tek e ardhmja e Shqipërisë në BE.

Shkruaj nje koment