Vizita e poetit Dritero Agolli ne Lazarat ne 22 maj 2002

0
289

Nga Zija Basha

Vizita e poetit Dritero Agolli ne Lazarat ne 22 maj 2002
Pasi ju dha titulli “Nderi i Libohoves””Mjeshtrit te madh”,estetit,arkeologut,shkrimtarit te shquar,pr.dr.Moikom Zeqos poeti Dritero Agolli u ul per te pire kafe tek rrapi i mocem me miqte libohovite dhe te ftuar te tjere nga Gjirokastra.Dri
teroi ja mori kenges si nje lab i mire e i stervitur ne kenget labe:
Me dy prill na vjen haberi,
Fonogrami me nxitim
Ti njoftohet ushterise
Se ne Kuc u vra nje trim.
Memo Meto oratori
Nate e dite ne veprim.
Kenga vate si zilet -themi ne nga Lazerati.Tavolina kishte lezet me gaz e hare.Po ne moment Driteroi tha u kenaqa ma bete zemren behar.Tani te me falni se do te vete per nje vizite ne fshatin tim.U lumturova e ne cast i thashe:”Ne Lazarat je i mirepritur,nder per ne.”Miqte peshperisin me njeri tjetrin .Driteroi kuptoi shqetesimin e tyre dhe tha:Mos u trembni .Ata do me shajne une do ti mbeshtjell.Ata do me qellojne e une do ti puth e ata do te zbuten.”Mu desh te nderhyja e thashe:”Kur te te shikojne ne mes te fshatit do te te perqafojne e do gezojne se i nderon”
Si u pershendetem me miqte libohovite u nisem drejt Lazaratit.Une dhe Driteroi ne Makinen e skulptorit Haxhi Kalluci eMoikomi me Sadien ne makinen e Moikomit.Ne te zbritur te rruges se Libohoves Driteroi me tha”Une kam nje mik per koke nga Lazarati,Sadik Bocen.Se ajo koke shpetoi kete koke.Po do te thuash se si.
Ne shtator 1959 isha gazetar ne Z.P.Kryeredaktor ishte Sadiku.Me dergoi ne Fier per te bere nje reportazh per disa punishte e fabrika te vogla qe kishin filluar punen .Pas punes,i lodhur u futa ne nje restorant ne qender te qytetit per te ngrene buke.Restoranti qe plot ,por ne nje qoshe qe nje plak i vetmuar Shkova prane tije dhe ai me tha ulu ulu.Porosita mish fasule dhe nje gotke raki.”Kush je ti?-. me pyeti plaku.Jam gazetari Dritero Agolli -i thashe.A ti je dhe poet me tha.Sapo kisha nxjere vellimin tim te pare me vjersha.Me tha vargjet e njeres nga vjershat.
Po ti kush je ?-i thashe.
Jam Sejfulla Maleshova .-me tha.Shtanga dy sekonda,por pastaj e mblodha vehten .Me erdhi turp te ngrihesha.Fundja edhe ai njeri qe le te behet cte behet ,mendova.Edhe une di nga vjershat e tua i thashe dhvazhdova:
Une e dua Shqiperine
S’kam ciflik e s’kam pallate,
S’kam dyqan me kater kate,
Po e dua Shqiperine,
Per nje stan ne Trebeshine…..
Plaku Lame Kodra u emocionua,mbushi syte me lote dhe dy reke i reshqiten ne faqe si dy sumbulla e ju bene nje ne fund te mjekres.Vuri borselinen ne koke dhe une qe sapo mbarova se ngreni e pershendeta me mimike dhe ai u largua ngadale .Une ngrihem pak me mbrapa dhe kur dola nga dera me kapi sigurimsi e me pyeti:
-Hengre buke?

  • Po.-i thashe.
    -Me ke ishe?
    -Me Sejfulla Maleshoven .-i thashe
    -E njihje ?
    -Jo ,vet me tha.
    -Ja mbajte mend fytyren se mos e besh prape.-me pyeti.
    -Po,po.-i thashe.
    Kur shkova ne redaksi me thiri Sadiku dhe si me pyeti per punen mire e mire me tha :
    Me ke hengre buke ne restorant?
    -Me Sejfulla Maleshoven .-i thashe.
    -Ja mbajte mend fytyren se mos e besh prap e ste mbroj dot me .-me tha.Ben kujdes se ka edhe spiune.
    Po ju si e mbrojtet Sadikun ?-i thashe Driteroit.
    Ne janar 1960 na thiri redaksite e 4 gazetave qe qene atehere Liri Belishova Zevendese e pare e Enverit .Nga Zeri i popullit qe kryeredaktori Sadik Boce,une e Kadarea.Qene edhe ata te Zerit rinise ,te Bashkimit,te Punes.
    U ngrit dhe po raportonte Sadiku per punen,kur Liria ne menyre prepotente i tha ulu dhe e ofendoi.Ne qe e njihnim kulturen dhe kapacitetet e Sadik Boces na ra tavani ne koke.Duke u ulur Sadikut i doli nga thellesia e shpirtit fjala ku…qe e belbezoi lehte e u ul ne krahe tim.Ne kariken para ishte Kadareja.Kur mbaruam Sadiku mu afrua e me tha:”Njerez jemi mo Dritero,bejme edhe gabime. E kuptova shqetesimin e tij dhe i thashe:Nena te qorton,te jep edhe ndonje pellembe ,po pastaj te jep nje frut,nje petull ose nje cope buke te ngrohte me djathe.Nga fundi i veres 1960 nje mbasdite me therret Sadiku ne telefon e me tha “Hajde,hajde Dritero se kemi te reja”Duke kaluar shkallet dy e tre sosa ne zyre e tije .”Na e mori te keqen ajo k…”Si eshte puna?- i thashe.Ai qe Anetar i K.Q.te P.P.Sh. dhe me tregoi cdo gje qe kish ndodhur.
    Po ti fole ?-ithashe.
    Jo se kur shoku eshte duke u rrukullisur ne rrukulime po nuk i jep dot doren mos e shtyj me shkelm edhe te te kete bere keq.
    Nuk eshte burrerore .-mu pergjegj
    Une qe isha i vetmi deshmitar qe degjova sharjen e tije per Lirine as me shkonte ne mend te tregoja per mikun tim te shtrenjte
    Ajo eshte e vetmja nga drejtuesit e larte qe ka bere autokritike te thelle i thashe.
    -Po ,vertete .ajo autokritike ja ngre vlerat ne kete moshe.-u pergjegj Driteroi.
    Nderkohe arritem ne qender te Lazaratit.Zbritem nga makinat dhe ashtu sic e parafytyroja Driterone e rrethuan gjithe gezim dhjetra te rinj,nxenes shkolle,burra e pleq dhe secili donte ta takonte Frynte nje fllad i ngrohte maji perzier me aromen e trendafileve e te luleve te tjera e te mbushte mushkrite.Rrathet e rrezat e Shkembit te kuq verdhonin nga trendelina e terfili verdhush.Kurrizi i Zhape e Hunda e percellimes deri ne Riste kishin marre ngjyren vjollce nga lulet e sherbeles e luleve te tjera si motra ku manushaqja e malit eshte me shumice.Gruka e Sopotit gjithe arre deri ne pyllin e lajthive kishte nje gjelberim mahnites deri ne Selgjiken e Shenjte qe njihet si Tomori i Lazaratit.Sadija e Mojkomi benin fotografi nga ajo natyre mahnitese.Me Driteroin shkuam ne kafenene e komunes e cila u mbush plot me dashamires te poetit.Pasi morem nga nje gotke raki sipas tradites Driteroi tha:Ma bete shpirtin behar!Rrofshi!Lazarati eshte i Shqiperise,eshte pasuri kombetare.Edhe Shqiperia eshte e Lazaratit .Une kam nostalgji per Lazaratin se kur vazhdoja gjimnazin ne Gjirokaster vinim shpesh me shkollat pedagogjike e gjimnaz per shetitje ketu ,jepnim edhe cfaqje.Ja mori kenges lazaratase laberisht:
    Ne nje lagje ne Tirane
    Lule Muhamet o djale
    Muhamet Gjollesh ,o djale ……
    Pastaj u largua i percjelle me shume respekt e dashuri nga dhjetra banore te Lazaratit qe u ndjene krenare per ate vizite historike te dy personaliteteve te shquar te kultures shiptare Dritero Agolli e Moikom Zeqo .U prehte ne paqe poeti yne i madh Dritero Agolli.Jete te gjate Moikom Zeqos per te miren e kultures sone kombetare.Cdo poet ,shkrimtar ,shkencetar ne c’do leme te shkences eshte gur xhevairi ne gjerdanin e arte te
    kulture sone kombetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here