Vizitat 1ditore në Ujërat termalë të Bënjës ,mungojnë shërbimet

0
219
?????????????????????????????????????????????????????????

Ujërat termale të Bënjës ndodhen shumë pranë Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës”. Aty gjendet edhe ura e Kadiut dhe kanioni i Langaricës, shpella natyrore dhe atraksione të tjera që mbeten pak ose aspak të shfrytëzuara.
Për të përmirësuar gjendjen e ujërave termale , Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kontraktuar një kompani për projektimin e një koncepti tërësor me ide për investime , ku turistët munden të kalojnë më shumë se një ditë.
Koncepti parashtron ndërhyrje për zhvillimin e shërbimeve, hapësirave për parkingje makinash dhe kamperash, zona kampingu, ndërtimin e infrastrukturës lehtësuese të aksesit në monumentet natyrore dhe kulturore, sinjalistik orientuese, lidhje me pjesën tjetër të parkut,etj të cilat deri më tani mungojnë.
Pas pikës hyrëse propozohet të ndërtohen struktura shërbimesh si biletari, pika informimi, parkingje, dhoma zhveshjesh e tualete, etj, që për momentin mungojnë tërësisht. Për të lehtësuar aksesin te vaskat me ujërave termale apo te shpellat natyrore e pikat panoramike koncepti propozon ndërhyrje me shtigje druri dhe ndërtimin e tarracave të pushimit përgjatë itinerareve që çojnë në drejtim të parkut. Sinjalistika orientuese është një tjetër element që mungon.Ujërat termale të Bënjës, këtu vizitorët vijnë jo vetëm për ujërat termalë, por edhe për ecje në natyrë, aktivitete në lumë, vizita në monumentet natyrorë, etj. Vizita që deri më tani janë 1 ditore ,mbetet për tu parë në vijim se sa do ndërhyet në këtë vend me potencial natyror.

?????????????????????????????????????????????????????????

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here