Ndalohet një 38 vjecar nga Tepelena, për një vjedhje të kryer në një prej lagjeve të kryeqytetit. Gëzim Beluli banues në Tepelenë, ka rënë në pranga nga autoritetet policore, pasi rezulton të jetë personi që ka kryer një vjedhje në kryeqytet para më shumë se një muaji. Për këtë veprim, ai ishte shpallur në kërkim policor dhe vetëm sot, u arrit të binte në prangat e policisë, teksa ishte duke dalë nga shtëpia në qytetin e Tepelenës. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, pati dhënë në mungesë masën e sigurisë arrest në burg për Belulin. Pas arrestimit të tij, materialet i kaluan organit të akuzës në Tiranë për veprime të mëtejshme.