
Skandali i publikimit të të dhënave personale duket se ka rrezikuar edhe informacionet dhe të dhënat bankare të qytetarëve shqiptarë.
Eksperti i IT, Gent Progni, në një lidhje direkte për ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv tha se nxjerrja e të dhënave madje edhe hakerimi i të dhënave bankare, mund të lidhet me patronazhistët.
Progni shton më tej se në database-en e patronazhistëve janë gjetur edhe tapitë e shtëpive dhe legalizimet.
“Është problem shumë i madh nuk e shikoj situatën aq të qetë edhe të thjeshtë,edhe me iranianët edhe me patronazhistët, unë madje them se të gjitha lidhen me patronazhistët sepse të gjitha të dhënat që kanë dalë lidhen me një database. Sepse ne e dimë se janë shitur listat e numrave të telefonave nga kompanitë celulare, janë shitur edhe listat e kredive edhe e të dhënave bankare, për të bërë një database sa më të qartë.
Sipas informacionit që kam në atë database kanë qenë edhe tapitë e shtëpive, legalizimet, çdo gjë.
Nuk kemi parë gjë akoma , do ketë shumë më shumë të dhëna të tjera, ky skandali i llogarive bankare është shumë skandal i madh… realisht dhe nuk kuptoj si ka mundësi që nuk kemi një përgjegjës”, u shpreh ai.