Vjedhja në Terihat,të tjera detaje,autorët të armatosur vodhën 15 mijë euro

0
181

Një banesë është vjedhur gjatë natës në fshatin Terihat të Gjirokastrës .Banesa e grabitur është në pronësi të shtetasit Vasil Basho .Në momentin e grabitjes sipas të dhënave në banesë kanë qenë vetëm dy persona ndërsa të tjera detaje dalin në pah .Autorët e krimit janë ende të paidentifikuar ndërsa pretendohet se arritën të marrin prej aty rreth 15 mijë euro nën presionin e armëve .Të armatosur ata mbyllën si fillim derën dhe dritaren.Ndërsa më pas kanë kyçur dhe dy personat e gjendur duke iu vendosur pistoletën në kokë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet.Vjedhjet në zonën e Dropullit janë shtuar kohët e fundit kjo pasi shumica e banorëve në këtë zonë janë emigrantë në shtetin helen ndërsa ata që mbeten pas përbëjnë moshën e tretë çka i rrezikon më tepër për të rënë preh e grabitësve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here