Vjedhjet në Dropull, hajduti kapet në flagrancë

0
112

Një 49 vjeçar nga Delvina ka rënë në pranga me akuzën e vjedhjes.

Zija Çollaku është kapur në flagrancë nga uniformat blu të policisë së Dropullit ndërsa ka tentuar të vjedhë një banesë në fshatin Kakavie, pjesë e Bashkisë Dropull.

Delvinioti ka hyrë në banesën e 79 vjeçarit K.M nga Kakavia, por pa mundur të përfundojë me sukses misionin e vet.

Tentativat për vjedhje në banesa janë një dukuri e përhershme për banorët e fshatrave të Dropullit.

Duke shfrytëzuar faktin që këto fshatra banohen kryesisht nga të moshuar, fëmijët e të cilëve jetojnë e punojnë në Greqi, banesat e këtyre fshatrave janë në fokusin e grabitësve që vijnë nga qytete të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër: Nga ana e shërbimeve të Stacionit të Policisë Dropull u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Zija Çollaku, 49 vjeç, banues në Delvinë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të kryej vjedhje në banesën e shtetasit K.M, 79 vjeç banues në fshatin Kakavie, Bashkia Dropull.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment