Vjen dimri i vërtetë, si do të ndryshojë moti në gjysmën e dytë të janarit

1
146

Janari ka nisur me mot të kthjellët dhe të ngrohtë, ndryshe nga temperaturat karakteristike të këtij muaji. Por situata meterologjike do të ndryshojë dhe vendi do të përjetojë dimrin e vërtetë.

Meteorologia Lajda Porja tha për “Abc Live” se në pjesën e dytë të janarit pritet ulje temperaturash. Gjithashtu priten reshje shiu dhe dëbore pas 13 janarit.

“Nuk presim të kemi ndonjë të ftohtë ekstrem sikurse jemi mësuar gjatë viteve të fundit. Kryesisht fillimi i Janarit ka qenë i ftohtë kur kemi pasur temperatura të ulëta. Krejt ndryshe ka nisur ky vit. Nuk do të na mungojnë ditët e ftohta të dimrit.

Ne presim që në pjesën e dytë të ketë jo vetëm shira por dhe reshje dëbore, sidomos në zonat malore. Pjesa tjetër ka reshje shiu. Parashikohet që ditët e ftohta të jenë pas datës 13”, u shpreh ajo.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here