Vjen zgjidhja e rrugës për fshatin Zhulat

0
114

Izolimi i fshatit Zhulat si pasojë e shkatërrimit të rrugës hyrëse në të, ka vënë në lëvizjet instrumentet shtetërorë të cilët po investohen seriozisht për të gjetur rrugët e zgjidhjes së këtij problemi.

Sot në Zhulat kanë qenë specialistë të Ministrisë së Mbrojtjes për të verifikuar nga afër terrenin dhe gjetur zgjidhje alternative për të krijuar një korridor lëvizjeje për banorët e këtij fshati të cilët ndodhen tërësisht të izoluar prej 40 ditësh qysh nga koha e keqe me përmbytje ku shkaktoi shkatërrimin e rrugës.

Së bashku me specialistë të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë qenë edhe përfaqësues nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të parë nga afër alternativa për të investuar në terren për një rrugë të re për në fshatin Zhulat e cila do t’i bëjë ballë kohës së keqe.

Shumë shpejt, priten të merren masa konkretisht për krijimin e një korridori të ri komunikimi për banorët e fshatit Zhulat.

Shkruaj nje koment