Vjosa Osmani kërkoi heqjen e traut në Rrugën e Kombit, spiropalizohet Balluku: Është diçka që ndodh në të gjithë botën

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë javës që kaloi i kërkoi qeverisë shqiptare të heqë tarifën e vendosur në rrugën e Kombit.
E ftuar në Radari Informativ në “ABC”, Balluku u shpreh se tarifa është e domosdoshme për mirëmbajtjen e rrugës.
Sipas ministres, tarifa nuk synon që të krijojë ndasi mes qytetarëve.
“Të gjitha trarët që ndodhen në Itali ndajnë Firencen nga Roma? Jo, duhet të paguhet rruga sepse duhet mirëmbajtur. Nuk e kam ndjekur kërkesën e Presidentes, por unë e kam kuptuar se ndoshta i referohet traut të kufirit.
Nëse i është referuar rrugës së Kombit, i them se nuk ka lidhje trau me pagesë, me ndarjen e shteteve. Trau i rrugës së Kombit nuk është për të na ndarë ne dhe kosovarët, por është një autostradë që duhet mirëmbajtur.
Dua të them që nesër kur të ekzistojë një tra nga Miloti në Fier, kjo nuk do të thotë që kemi ndarë Shqipërinë në mes. Është diçka që ndodh në të gjithë botën, që rrugën të mirëmbahet , por do të ketë edhe rrugë alternative” , tha Balluku.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment