Vjosa Osmani kritika Ramës: Nuk e di pse vazhdojnë ta përkrahin ‘Ballkanin e Hapur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar sërish kryeministrin Edi Ramës, lidhur me nismën ‘Ballkani i Hapur’.

Në një intervistë në median e Kosovës, ATV, Osmani thotë se nuk e kupton faktin që Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran.

Unë nuk e di pse Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran dhe ku rol të rëndësishëm ka Vuciçi, udhëheqësi i një shteti që në baza ditore tenton ta destabilizojë Kosovën dhe ta shkel sovranitetin e saj.

Për mua është e pakuptueshme pse një gjë e tillë përkrahet nga ana e Shqipërisë, ne i kemi dhënë argumentet tona që një kohë të gjatë, ndërsa pse po vazhdojnë ta përkrahin një nismë të tillë është pyetje që duhet t’i bëhet Shqipërisë”, tha Osmani.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment