Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në fjalën e mbajtur gjatë konferencës për media, pasi takoi kreun e PD-së Lulzim Basha, u shpreh se Shqipëria e Kosova duhet të punojnë bashkë në shumë drejtime.
Osmani tha se shqiptarët kudo janë duhet të jenë të bashkuar, duke shtuar se vërtetë jemi dy shtete, kemi dy flamuj, por kemi një shpirt.
‘Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë këtu në selinë e PD-së. Si presidente, kërkoj bashkëpunimin e sinqertë, si dy motra ndërmjet dy Republikave të Shqipërisë dhe Kosovës, një bashkëpunim që nuk duhet të ketë asnjë bashkëpunim.
Duhet të punojmë të gjithë bashkë, sepse mbi të gjitha jemi shqiptarë. Të punojmë bashkë që flamuri i Shqipërisë dhe Kosovës të radhiten krah njëra tjetrës në çdo organizatë ndërkombëtare. Jemi dy flamuj, por jemi një shpirt i pamposhtur. Kështu duhet të jemi edhe mes vete, edhe përpara botës.’, tha Osmani.
Vjosa Osmani nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë duhet që të miratojë një rezolutë, që dënon gjenocidin serb në Kosovë, që është parë nga të gjithë ndërkombëtarët.
‘Ne kërkojmë që të dënohet gjenocidi serb në Kosovë me anë të një rezolutë. Duhet të dënojmë krimin serb, pa asnjë pikëpyetje. Nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid. Serbia nuk ka dashur vetëm pastrim etnik, por synimi serb ka qenë që të shfarosë popullin shqiptar. Ne jemi këtu ku jemi, për shkak të luftës së UÇK-së, për shkak të Shqipërisë dhe aleancave botërore.
Serbia dhe aleatët e saj po falsifikojnë historinë. Shpresoj se përkrahjen do ta kemi përherë, që zërin tonë ta dëgjojë gjithë bota. Ju falënderoj zoti Basha që jeni deklaruar përherë për sovranitetin e Kosovës’, deklaroi Osmani.
FJALA E PLOTE E ZNJ. VJOSA OSMANI
Faleminderit! Faleminderit Kryetar Basha!
Më lejoni t’ju falenderojë juve personalisht dhe gjithë ekipin tuaj për mikpritjen e ngrohtë këtu në selinë e Partisë Demokratike, dhe po ashtu për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm, që edhe ju, por edhe ekipi juaj ka treguar në vazhdimësi, pavarësisht rolit në të cilin keni qenë, me të gjitha institucionet e Kosovës dhe me të gjithsecilin përfaqësues e Republikës së Kosovës.
Si përfaqësuese e këtyre institucioneve, si Kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrë së Presidentit, është detyrë e imja parësore që të flas me zërin që ma kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të paraqes kërkesat e tyre legjitime, dhe që të kërkoj atë që ata e kërkojnë natyrshëm. Pra, bashkëpunimin e sinqertë, siç e kam thënë, siç është mes dy motrash, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Një bashkëpunim të pa ekuivok një bashkëpunim që në asnjë moment nuk do duhej të kishte ndonjë barrierë apo keqkuptim dhe edhe në qoftë se ato mund të ndërtohen qoftë si keqkuptime qoftë si barriera të punojmë të gjithë bashkarisht pavarësisht cilës parti apo cilit institucion i takojmë që t’i eleminojmë se mbi të gjitha mos të harrojmë që jemi shqiptar. Dhe siç e thashë dije ne Parlamentin, në Kuvendin e Shqipërisë të punojmë bashkarisht që flamuri i Kosovës dhe Flamuri i Shqipërisë të valviten krahë njëra tjetër në të gjitha organizatë ndërkombëtare, jo pse kjo është një çështje teknike por është çështje fondamentale për fuqizimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Pra vërtet i kemi dy flamuj, jemi dy shtete sovrane dhe të pavarura por jemi një shpirt, një shpirt i pamposhtur dhe si të tillë edhe do të duhej të vepronim ndërmjet nesh por edhe para syve të botës.
Besoj që kërkesa jonë si Republikë e Kosovës që Shqipëria të jetë shteti i dytë pas Kosovës që të dënoj gjenocidin Serb në Kosovë nëpërmjet një rezolute është kërkesë plotësisht legjitime kërkesë që nuk do të duhej të haste në vonesa e as në pikëpyetje.
Unë dua t’i falenderoj edhe institucionet që i kam takuar deri tani dhe në veçanti presidentin Meta por edhe sot ta falenderojë kryetarin Basha për përkrahjen që e dha tani lidhur me këtë propozim. sepse është e domosdoshme që sa i përket krimeve të llahtarshme që Serbia ka kryer në Kosovë nga krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, deri të genocide si qëllimi i qartë i Serbisë që të shfarosë popullin tonë – t’i dënojmë bashkërisht dhe me një zë të qartë dhe pa asnjë pikëpyetje të vetme, sepse vërtet nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.
Mjafton të vizitohet fshati Mejn i Gjakovës, ku dëshmohet që aty qëllimi i qartë i Serbisë nuk ka qenë thjeshtë spastrimi etnik por ka qenë që ta shfarosë në popull të tërë nga faqja e dheut.
Ne sot jemi aty ku jemi, jemi gjallë si popull, i kemi shpëtuar këtij qëllimi të shfarosjes, mbi të gjitha për shkak të sakrificës së popullit tonë për liri, për shkak të luftës së drejtë që ka bërë ushtria jonë çlirimtare, por edhe për shkak të aleancave të fuqishme që kemi ndërtuar, për shkak se Shqipëria na ka qëndruar ë krahë në këto momente të vështira, por edhe për shkak se fuqitë më të mëdha botërore demokratike si, shtetet e bashkuara dhe shtetet e Bashkimit Europian ishin dhe janë me ne.
Prandaj ashtu siç vepruam me një zë në të kaluarën, të veprojmë edhe të flasim me një zë edhe më të fuqishëm tani sepse tendenca e Serbisë dhe aleatëve të saj që ta ndryshojë historinë, që ta ndryshojë të vërtetën para syve tanë është tani më e fuqishme si kurrë.
Mos të lejojmë që ata të kenë sukses sepse po e falsifikojnë historinë. Historia ka ndodhë para syve të të gjithë botës.
Pamjet e masakrave të Serbisë kanë ndodhur dhe janë regjistruar nga e gjithë bota. Ne nuk kemi nevojë ta ekzagjerojmë atë që ka ndodhur sepse dhe ashtu siç ishte, ishte mjaftueshëm e tmerrshme. Ishte përtej çdo gjëje që mund ta imagjinoj koka e një njeriu normal prandaj të flasim që të gjithë për ato krime sepse pa e njohur të vërtetën, pa pasur drejtësi, asnjë nga shtetet tona të rajonit të Ballkanit perëndimor nuk do të mund të ecë përpara e nuk do të mund të kemi paqe dhe stabilitet në rajoni.
Shpresoj shumë që siç e kemi pasur përkrahjen do ta kemi dhe tash e tutje edhe më të kordinuar edhe më të fuqizuar sepse siç e thashë dje vetëm atëherë kur zërat tanë bashkohen mund të kumbojnë mjaftueshëm që t’i dëgjojë e gjithë bota.
Faleminderit zoti Basha edhe njëherë për mikpritjen. Ishte kënaqësi ndër të tjera që ndër dhuratat që ne shkëmbyem ne t’i sjellim kristalet nga Mitrovica si një simbol i trefishtë. Në radhë të parë I pasurive natyrore që Kosova ka dhe që Serbia akoma tenton t’i rrëmbejë.
Në radhë të dytë si një simbol që presidenti historik i Kosovës doktor Ibrahim Rugova gjithnjë ua dhuronte miqve e në radhë të tretë por më e rëndësishmja sepse kristali ishte në formën e hartës së Kosovës për të simbolizuar pacenueshmërinë territorial të Republikës sonë. Dhe për këtë dua t’iu falenderoj edhe juve personalisht që keni mbajtur një qëndrim të paekuivok sa i përket sovranitetit dhe kufijve të shtetit tonë që janë ndër elementët themelorë të shtetësisë dhe të mbrojtjes së saj.
Faleminderit!