Vjosa Park Kombetar kerkohet mbrojtje edhe ne Greqi

0
110

Disa organizata mjedisore greke në nivel kombëtar dhe vendor po mbështesin një fushatë për shtrirjen e kufijve të Parkut Kombëtar të Pindosit Verior drejt kufirit me Shqipërinë për të siguruar një mbrojtje ndërkufitare për lumin Vjosa. Vjosa buron nga vargmali i Pindos në Greqi dhe pasi përshkon 70 km në anë greke hyn në Shqipëri dhe pas 192 km derdhet në detin Adriatik. Me përjashtim të një dige në rrjedhën e sipërme në burimet e lumit, të quajtur ‘Piges’, lumi Vjosa rrjedh lirshëm për mbi 270 kilometra, duke valëzuar nëpër kanione mahnitëse në të dy anët e kufirit dhe duke gjarpëruar në rrugën drejt detit në territorin shqiptar.

Instituti Mesdhetar për Natyrën dhe Njeriun në Greqi , organizata “”Pindos Environment” dhe organizata të tjera vendore greke janë fokusuar në zonën ndëkufitare Grammoz – Konicë – Pogon, me synimin përfundimtar bashkimin e zonës kombëtare të Pindosit Verior me Parkun Kombëtar të Vjosës, i saposhpallur nga qeveria shqiptare.

Sipas organizatave edhe në anë greke lumi Vjosa, në rreth 70 kilometrat e tij kërcënohet nga ndërtimi i afërt i dhjetëra hidrocentraleve të vegjël, të cilët, nëse zbatohen, do të minonin përpjekjet e më shumë se një dekade për të krijuar parkun e parë Kombëtar Ndërkufitar të lumit të egër në Evropë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here