Vladimir Kosta, “fluturon” tek PAA e Dukës

Vladimir Kosta, deputeti i deritanishëm i PS në Qarkun e Gjirokastrës, pritet të largohet nga radhët e saj. Këtë herë ai nuk duket se do të krijojë një parti të re, siç bëri deputeti ish-socialist, Ben Blushi, por pritet që deputeti në fjalë t’i bashkohet Partisë Agrare të Agron Dukës. Burime nga kjo forcë politike, pranojnë se egziston mjaft mundësia që Kosta, të bëjë kalimin publik të tij tek PAA. Vladimir Kosta është i zgjedhur si deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Ai hyri në parlament pas dorëzimit të mandatit nga deputetët Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj. Ai ka qenë kritik i ashpër i koalicionit PS-LSi dhe sidomosn influencës së Vangjel Tavos në Gjirokastër, me bekimin e Ramës prej tre viteve. Deputeti Vladimir Kosta ka hedhur kritika të ashpra ndaj partisë ku ai bën pjesë, por së fundmi egzistojnë shancet që ai të kryesojë listën e deputetëve të PAA në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment