Vlorë: Në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

0
141


Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, shtetasin E. Gj., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e markës “BMW” që drejtohej nga ky shtetas, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ndaluar shtetasin në kërkim A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Kuç, Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 15 ditë burg, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here