VOA: Gazetarët në Shqipëri pengohen nga qeveria dhe nga pronarët

0
171

Mediat në Shqipëri vazhdojnë të ndeshen me mungesën e transparencës së qeverisë, me pengesa nga agjenci të ndryshme shtetërore si dhe me kushtet e vështira të punës, ndërsa presionet më të mëdha bien mbi gazetarët investigativë.

Këto janë disa nga gjetjet e raportit vjetor që publikoi Rrjeti “Gazetarët e Sigurt për Ballkanin Perëndimor” mbi “Treguesit e Nivelit të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri për vitin 2021”.

Raporti thekson se “gjatë vitit 2021 në Shqipëri u regjistruan shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të drejtës së informimit dhe lirisë të shtypit”.

Në raport theksohet se ndikimin më negativ ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias e jep lidhja e fortë mes interesave ekonomike e politike në media, ku përfshihen edhe ndikimi i krimit të organizuar.

“Përdorimi i mediave për shantazh rrezikon të bëhet diçka normale në Shqipëri, thuhet në raport. Mediat janë përqendruar tek disa pronarë/familje, të cilët i përdorin ato për ndikime politike dhe përfitime ekonomike” – thuhet në raport.

Autorja e raportit për Shqipërinë, Blerjana Bino, vlerësoi se “viti 2021 ishte viti i përqendrimit më të madh të pushtetit politik, me një nivel të lartë korrupsioni, me rënie të fuqisë transformuese në procesin e integrimit europian, me polarizim të skajshëm politik pozitë – opozitë si dhe brenda vet opozitës, si dhe me ndikim të fortë social ekonomik të krizave, e në këto kushte u shtuan vështirësitë për mediat”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here