Vodhën 500 kg bakër nga linja hekurudhore, arrestohen dy shqiptarë në Itali

0
65

Dy shqiptarë, përkatësisht 41 dhe 31 vjeç kanë rënë në pranga në Itali. Ata akuzohen për vjedhje.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptarët vodhën më shumë se 500 kilogramë bakër nga linja hekurudhore në zonën via Reggio dhe që kapnin vlerën e rreth 2500 eurove.

Ata u pikasën nga karabinierët e stacionit Oltretorrente, të cilët teksa po kryenin disa kontrolle në zone. Policia konstatoi një makinë të dyshimtë, që iu përkistëve shqiptarëve dhe pas kontrollit gjeti materialet e vjedhura.

Shkruaj nje koment