Vodhën disa banesa në Ksamil, në pranga dy persona nga Gjakova, në kërkim bashkëpunëtori

Janë vënë në prangat e policisë 2 persona në Sarandë, për shkak se akuzohen për vjedhje.

Nga burimet për mediat, mësohet se grupi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur disa banesa në Ksamil. 

Në pranga kanë rënë Vangjel Pell dhe shtetasi Hilë Memehaj nga Gjakova.

Ndërsa në kërkim janë shpallur edhe shtetasit Getoar Mulliqaj dhe shtetasi Nderim Ndrecaj të dy nga Kosova.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment