Vodhën energji elektrike, procedohen 11 biznese

0
260

11 subjekte private të cilat akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike , janë proceduar penalisht.

Nga kontrollet u zbuluan edhe 24 subjekte private, që tarifoheshin si klientë familjarë, ndaj të cilëve u morën masat sipas akteve të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike.

Përmes strukturës së posaçme, OSSH-ja për muajin tetor ka rikuperuar 2.2 milionë kilovatë energji elektrike.

Pas inspektimeve të shumta që kanë kryer në muajin tetor, strukturat e kontrollit pranë OSSH-së, pjesë e OSHEE Group, kanë konstatuar raste të abuzimit me energjinë elektrike në disa zona të vendit.

Nga raporti i punës së Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve (DKRH), referuar 1584 kontrolleve të ushtruara në rang vendi, janë zbuluar dhe porceduar në Policinë e Shtetit 11 subjekte private, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur energji elektrike me linjë të dyte ose duke ndërhyrë në matës.

Shkruaj nje koment