Vodhën të moshuarin, bien në pranga 9 vjet më pas

0
161

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe do të përballen me gjykatën për një vjedhje të kryer 9 vjet më parë.

H.D dhe O.K, 50 dhe 49 vjeç nga Gjirokastra në vitin 2009 kanë marrë me anë të mashtrimit një shumë lekësh 79 vjeçarit D.B nga Lazarati.

Materialet në ngarkim të tyre janë referuar në Prokurorinë e Rrethit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, vetëm ditën e djeshme.

Ata do të akuzohen për vjedhje të pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, vepër që dënohet me gjobë ose burgim deri në pesë vjet.

Në rastet kur vepra është e përsëritur dënimi nis nga tre dëri në dhjetë vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here