Vodhi “Range Rover” e një shtetase, kapet i riu në autostradën Vlorë-Fier

0
125

Vodhi automjetin e një shtetaseje dhe u largua me shpejtësi, kapet pas disa minutash ndjekjeje nga policia, 25-vjeçari.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Qarkullimit Rrugor menjëherë pas kallëzimit për vjedhjen e një automjeti, në lagjen “10 Korriku”, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u identifikua autori i vjedhjes së automjetit, shtetasi F. G., 25 vjeç, banues në Fier.  

Ky shtetas, pasi ka vjedhur automjetin tip “Range Rover”, në pronësi të shtetases J. P., në lagjen “10 Korriku”, është larguar me shpejtësi, në dalje të qytetit. 

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi dhe pas disa minutash, në autostradën Vlorë-Fier, kanë bërë të mundur kapjen e tij. 

Automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here