Vokshi : Demokrati shqiptar i zhgenjyer ka perfunduar ne kanal

0
80

Nga Indrit Vokshi

A mos jam gjë hajvan?

Jam angazhuar në 2014 në kryesi të PD në degë.

Sot pas 9 vjetësh e gjejmë veten në opozitë, me parti të shkatërruar, pa perspektive e pa shanse politike. Sot shoh se kemi shumë më pak shanse se asokohe, në 2014-ën e shkretuar kur njerëzit menzi na vinin në zyrë. Se asokohe të paktën mendohej se do të vijmë një ditë. Do të ngjitemi. Sot, jo.

U nisëm gjoja për të rrëzuar Ramën por Rama sot është më i fuqishëm, me më shumë pushtet; e gjitha kjo falë gjenialitetit të atij që tha: “Kam konsiderue të djeg mandatin tim” dhe atij tjetrit që pasi komunikoi djegien e mandatit të atij, tha: “Prej sot, Edi Rama nuk është më kryeministër”.

Krahas kësaj, na duhet të dëgjojmë edhe një tufë maskarenjsh që të akuzojnë si të shitur. Në një kohë kur dhjetra leje ndërtimi e licensa për prona të mëdha shumë miliona euro, i kanë marrë në Tiranë tek Rama ata e njerëzit që ata na i paraqesin si të pashitur dhe si heronj të demokracisë. Ne, vazhdojmë me lekët tona, më shumë minus sesa plus. Por të shitur..!

Pas 9 vjetësh, vazhdojnë me të njejtat budalliqe. Bizneset iu ecin mbarë, fitojnë shumë, vetëm shtojnë prona. Mirëpo demokratëve dhe opozitarëve u bëjnë përsëri thirrje për të njejtin udhëtim, për t’i aksidentuar e për t’i hedhur përsëri në kanal.. në përpjekje gjoja për të parakaluar Ramëm.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve njeriu bën autorkritikë dhe fjalia hyrëse e autokritikës është: A mos jam gjë hajvan?

Prandaj them të mos na lodhin më kot së koti me premtime e me vazhdime, me triumfe e me fitore.

Të vetmit që kanë fituar shumë në 9 vjet janë lidershipi, kupola, duke shtuar pronat e investimet. Demokrati shqiptar ka fituar vetëm zhgënjim, disfatë dhe aksident politik, ka përfunduar në kanal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here